Në kongresin e saj sot partia ultranacionaliste ruse Liberal Demokrate i dha mbështetjen kryetarit të saj Leonid Slutsky si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2024.
Thuajse menjëherë pas emërimit Slutsky, i cili mori drejtimin e partisë një vit më herët, tha se kandidimi i tij nuk është një kërcënim për Vladimir Putin.
Janë disa parti të afërta me Kremlinin që po nxjerrin kandidatë për zgjedhjet e marsit, në një kohë kur Putin ka konfirmuar se do të kandidojë.
“Unë nuk do të marr vota nga presidenti Rusisë, nuk bëj thirrje të votoni kundër Putin, një votë për Slutski dhe liberal demorkatët nuk është një votë kundër Putin”, tha Slutsky në takimin me gazetarët, teksa parashikonte se Putin “do të fitojë bindshëm”.
Agjencia shtetërore RIA Novosti tha se Slutsky do të depozitojë formalisht kandidaturën këtë muaj.
Ai ka qenë me pare mes anëtarëve të negocjatorëve me delegacionin e Ukrainës pas nisjes së sulmit të Kremlinit vitin e kaluar.
Slutsky gjithashtu kishte quajtur një plan paqeje të presidentit ukrainas Zelensky si “një formulë për luftë”.
Në 2018 ai ishte akuzuar në një padi të ngritur nga opozitari i burgosur Alexei Navalny, për të ardhura e shpenzime të ekzagjeruara që nuk i justifikonte dot.
Partia e tij ka 23 vende në dhomën e ulët të parlamentit rus, i cili përbëhet nga 450 anëtarë.
Top Channel