Mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar duke u përballur me anulime dhe vonesa të gjata pas një problemi teknik që goditi sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Mbretërinë e bashkuar.
Pasagjerët e fluturimeve hyrëse dhe dalëse mbetën të bllokuar pasi shërbmet kombëtare kufizuan numrin e avionëve që do të uleshin në pistë dhe atyre që do të niseshin.
Aeroporti i Heathrow, më i madhi i britanisë lajmëroi pasagjerët të hënën vonë SE problematika do të vazhdojë ndërsa këshilloi që të kontaktojnë linjën ajrore përpara se të nisen.
Ndersa aeroporti Gatwick i cili perballon çdo ditë më shumë se 800 fluturime tha se po i rikthehej normalitetit por gjithashtu këeshilloi pasagjerët të informohen përpara se të mbërrijnë në terminale.
Vetëm të hënën, u numëruan 503 fluturime të anuluara, 232 prej të cilave do të niseshin nga aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar dhe 271 të tjera që do të mbërrinin.
Sekretari britanik i transportit Mark Haper përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik në sistemet e kontrollit ajror ndërsa tha se po punohet për zgjdhjen e problemit teknik.