Kaosi më Çekinë, Gega: Silvinjo duhet të jepte shpjegime, loja më e dobët deri tani

4 days ago 27

Trajneri Skënder Gega e ka cilësuar si një nga ndeshjet më të dobëta të zhvilluara nga Shqipëria ajo përballë Çekisë mbrëmjen e së premtes.

I ftuar në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në Vizion Plus, Gega tha se Silvinjo duhet të japë shpjegime, dhe nuk duhet të mjaftojë vetëm me deklarata sa për të anashkaluar momentin.

“Unë mendoj se ishte nëj ndeshje e dobët. Por edhe perceptimi nuk u mor nga lojtarët apo nga trajneri. Kur ka bërë mirë, unë e kam mbështetur dhe përkrahur. Në dy pasime, dy gjuajtje nuk mund të justifikojmë që luajtëm mirë. Ky ishte 90 minutëshi më i keq që unë kam parë”, tha Gega.

Read Entire Article