Guardia di Finanza arrestoi në portin e Olbias dy persona, një italian dhe një shqiptar. Të dyve i’u gjetën 11.5 kg kokainë, e cila nëse do të hidhej në treg mund të sillte mbi 2 milionë euro të ardhura.
Efektivët, të mbështetur nga njësia e qenve, gjetën dhjetë pako gome dhe celefoni nga njëra prej dy makinave në të cilat udhëtonin dy burrat.
Droga ishte fshehur në dy ndarje në bagazh. Dhjetë pako, të mbyllura në mënyrë të përkryer për të mashtruar nuhatjen e qenve, u sekuestruan.
“Afera ngre alarm serioz social dhe nxjerr në pah sesi tregu i tregtimit të kokainës ka lidhje të padyshimta me zonën e Gallurës, e cila, siç dihet, ka tre porte (Olbia, Golfo Aranci dhe Santa Teresa Gallura) dhe dy aeroporte (për fluturime komerciale dhe fluturime private, si në Olbia) dhe përfshin interesa të frikshme ekonomike (në periudhën e verës rreth 7 milionë njerëz gravitojnë, veçanërisht në brezin bregdetar të Costa Smeralda), shpjegon Fiamme Gialle.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb