Kapi një merimangë të madhe, pastaj u pendua – i riu tregoi se çfarë pasoja i la insekti

3 months ago 18
Reklamë

Meqenëse jetojmë në Ballkan, probabiliteti për t’u përplasur me një merimangë të madhe është pothuajse zero.

Megjithatë, nëse jeni ndonjëherë pranë saj, ja një këshillë – mos e prekni kurrë me duar.

@insectsmatters whoops 😟 😟 😟 😟,no imitation #tiktok #foryou #spider #tiktok #foryou #spider ♬ original sound – insectsmatter

Faqja TikTok @insectsmatters publikoi një video të një djali duke u përpjekur të kapte një merimangë në banjë, por nuk shkoi si duhet.

Në një moment, merimanga përfundon në krahun e tij ndërsa burri u frikësua mos po e kafshon. Merimangat nuk janë helmuese, por do t’ju japin një përvojë të paharrueshme.

I riu më pas tregoi dorën e tij të ënjtur dhe ne vetëm mund të imagjinojmë se sa e pakëndshme dhe e dhimbshme ishte për të.

Në raste të rralla, një pickim i merimangës mund të shkaktojë një reaksion alergjik, pra një episod anafilaktik kërcënues për jetën. /Telegrafi/

Read Entire Article