Kapsolla, flakadanë dhe thika/ Shoqërohen 12 tifozë të kombëtares në Morinë

11 months ago 30
Reklamë

Policia Kufitare në Morinë ka sekuestruar lëndë piroteknike në dy automjete të tifozëve të Kombëtares. Policia njofton se janë sekuestruar 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 thika, që dyshohet se do të përdoreshin gjatë ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Si pasojë, janë shoqëruar 12 persona, mes të cilëve drejtuesit e mjeteve, njëri 22 vjeç, banues në Preshevë, dhe tjetri 30 vjeç, banues në Kosovë.

Ndeshja e kësaj të enjteje pritet me kërshëri nga tifozët, ndërsa autoritetet kanë hartuar një plan masash të rrepta sigurie për të ruajtur rendin në stadium.

Read Entire Article