Karma? Gerard Pique rrëzohet nga skena

10 months ago 29
Reklamë
20:51 26/10/2023

Fansat e Shakirës thonë se ish-futbollistin po e zë karma e këngëtares

Ish-futbollisti i njohur Gerard Pique është rrëzuar aksidentalisht nga skena. Pique ishte duke ecur në skenë me qëllim për t’i dhënë një autograf një tifozi, por ai nuk ka mundur të shohë hapësirën boshe.

Thuhet se Pique ishte në gjendje të shpëtonte pa lëndime nga hapi i gabuar. Rënia aksidentale nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit, por edhe nga fansat e Shakirës të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.

Ata thonë se incidenti është ndëshkim për tradhtinë ndaj këngëtares së njohur. “Mos e shpërfill mbretëreshën e skenës dhe më pas pret që skena të të respektojë”, shkroi një fans në rrjetet sociale mes shumë të tjerëve.

Këngëtarja “Hips Don’t Lie” dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article