Kartolina e ‘rrëmujshme’ e Hilary Duff për Krishtlindje zbulon pritjen e ëmbël

9 months ago 47
Reklamë
14:37 13/12/2023

Familja e Hilary Duff po bëhet më e madhe. Ditën e martë, aktorja surprizoi fansat me lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të katërt me Matthew Koma.

Duff e dha lajmin përmes kartolinës familjare të Krishtlindjes ku ajo përkëdhel barkun e fryrë, ndërsa fëmijët dhe bashkëshorti shkaktojnë pak ‘rrëmujë’. “Shumë mund për mbrëmjet e qeta”, shkruan kartolina.

Gjithashtu, çifti ndau një mesazh ku e njoftonte zyrtarisht pritjen e ëmbël: “Përgatituni ëmbëlsira, po shtojmë edhe një në këtë grup të çmendur”.

Koma madje bëri edhe pak humor me ngjarjen duke shkruar në Instagram: “Bebi #4 po vjen” duke bashkëngjitur vendndodhjen si “klinikë vazektomie”.

Koma dhe Duff janë prindër të dy fëmijëve, Banks Violet dhe Mae James. Duff ka edhe një djalë 11-vjeçar, Luca Cruz nga martesa e parë me ish-bashkëshortin Mike Comrie./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article