Kate Middleton i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

8 months ago 40
Reklamë
13:08 18/01/2024

Princesha e Uellsit do të kalojë disa ditë e shtruar në spital

Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ndodhet e shtruar në spitalin e Londrës pasi i është nënshtruar një  ndërhyrje të suksesshme kirurgjikale.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, por pa specifikuar natyrën e saktë të operacionit që ka  bërë bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit mbretëror.

Në një deklaratë të lëshuar nga pallati mbretëtor thuhet se Kate do të duhet të qëndrojë e shtruar në spital për 10 deri në 14 ditë përpara se të kthehet në shtëpi.

“Ajo shpreson që publiku do ta kuptojë dëshirën e saj që informacioni i saj personal mjekësor të mbetet privat”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Kate u pa për herë të fundit në publik ditën e Krishtlindjes, kur familja mbretërore bëri vizitën e tyre vjetore në një kishë pranë shtëpisë së mbretit në lindje të Anglisë dhe në atë kohë nuk pati asnjë shenjë se Princesha ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article