Katy Perry do të largohet nga American Idol

7 months ago 18
Reklamë
15:43 14/02/2024

Këngëtarja e dha lajmin në emisionin ‘Jimmy Kimmel Live!’

Katy Perry do të largohet pas 7 sezonesh nga American Idol.

Këngëtarja u shfaq në emisionin ‘Jimmy Kimmel Live!’, ku ka bërë të ditur lajmin për largimin nga kompeticioni muzikor.

Pasi prezantuesi e pyeti këngëtaren se sa kohë planifikon të qëndrojë si gjyqtare në këtë format, Perry tha se sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për të.

Ylli i muzikës pop la të kuptohet se po përgatitet për një projekt të ri muzikor dhe ndoshta mund të jetë duke u përgatitur edhe për një turne botëror.

Largimi i Perry vjen disa muaj pasi disa burime pretenduan se ajo shprehu dëshirën e fortë për t’u larguar nga “Idol” pas gjashtë vitesh.

Prej kohësh 39-vjeçarja është bërë objekt komentesh dhe batutash nga fansat e spektaklit, të cilët janë ankuar për sjelljen provokuese, të tepruar dhe ndonjëherë edhe të vrazhdë të këngëtares.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article