Katy Perry: Hoqa dorë nga festat e shfrenuara pasi u bëra nënë

10 months ago 14
Reklamë
23:14 07/11/2023

Artistja Katy Perry ka rrëfyer për fansat se sa ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë. Në një koncert të fundit në Las Vegas, ajo është shprehur  se ka hequr dorë nga festat shfrenuara pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Daisy.

Këngëtarja shprehu vlerësim për artiste të tjera të cilat ndjekin karrierën e tyre dhe njëkohësisht nuk harrojnë detyrat e tyre familjare. Si shembull për këtë ajo ka përmendur artisten Pink, e cila shpesh ka marrë fëmijët e saj në koncertet që ka zhvilluar.

Ndër të tjera ajo nuk harroi pa përmendur edhe bashkëshortin e saj Orlando Bloom ndërsa u shpreh se ai është një baba i mrekullueshëm. Çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë në gusht të vitit 2020 ndërsa shpeshherë ka ndarë me publikun e saj ndjesitë e mëmësisë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article