“Ke humbur dhe pranoje” – Meritoni përplaset me Julin pas deklaratës së këtij të fundit

4 months ago 22

Pasi doli nga Big Brother, Jul Deda ka bërë një reagim në Instagram.

Ish-banori në një video u shpreh: “E di që me votat e publikut kam fituar, por ka pasur kleçka që do t’i sqarojmë rrugës”.

I pyetur në Post Big Brother për këtë deklaratë, Juli tha se Egla mori një mundësi kur u rikthye sërish në shtëpi.

Foto: Screenshot/YouTube

Por për këtë e ka kundërshtuar Meritoni i cili i tha se kjo loja me deklarata ‘unë jam fituesi’ është e kotë, sepse publiku ka vendosur dhe këtë duhet ta pranojë.

Juli: I kam ditur të gjitha.

Meritoni: Më shumë jam unë si fitues i publikut, sesa ti, se po del sikur të është bërë me hile, po mendoj se kjo pjesa ‘jam fitues’, është e kotë se publiku ka vendosur, ke humbur dhe pranoje.

Juli: Që në 7 prill kur është rikthyer Egla kam pasur një reagim për zhvlerësimin e zarfit të zi. Ndjeva një faktorizim të Eglës dhe një mundësi tjetër për të shkuar drejt fundit. Unë dhe për të dhënë sinjale thosha që Eglën e dua në finale, dhe e dua në pod. Kthimi i saj më është dukur i çuditshëm. Meritonin nuk e kam parë si konkurrent.

Meritoni: Tani po bie në kundërshtim me veten, se ke parë Eglën në finale. Të dy ata kanë luajtur bashkë, kanë pasur aleancë. /Telegrafi/

Read Entire Article