“Ke probleme psiqike” – Blero humb durimin ndaj Linda Halimit

11 months ago 45

Është komentuar sërish në spektakël akuza e Linda Halimit kundrejt këngëtarit Blero.

Artistja nga Vitia tha se para 12 vitesh ai ka tentuar të hyjë në një hotel me të, pas disa xhirimeve që kishin.

Kjo u mohua nga ana e këngëtarit, i cili e theksoi sërish se Lindita po gënjen dhe se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa po flisnin për këtë debat të nxehtë, 45 vjeçari e ka humbur durimin, duke i thënë se ka probleme mendore.

“Duket se ke probleme psiqike”, iu drejtua Blero, Linda Halimit.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo e fundit ia ktheu që ‘është mirë dhe se momentalisht nuk ka pirë asnjë hap dhe se nuk i ha si bonbona si banorët e tjerë’.

Ngjarja e tyre ngjalli shumë dyshime edhe mes konkurrentëve të tjerë, ku shumë prej tyre e përkrahën Bleron. /Telegrafi/

Read Entire Article