“Ke shtuar 15 kg dhe…” Bebe Rexha publikon mesazhin e ndarjes nga partneri

1 year ago 38
Reklamë

Jeta intime e këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha duket se nuk po ecën shumë mirë.

Pas u godit nga një fans në skenë pak javë më parë, raportohet se ajo është ndarë edhe nga i dashuri.

Artistja ka postuar në Story një mesazh, në të cilin Keyan Safyari i shkruante se ajo është shëndoshur shumë së fundmi dhe ka ndryshuar.

“Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që ta thashë… Për këtë po bisedonim dhe ti më pyete vetë… Doje që të gënjeja? Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar. Duhet të bëj sikur nuk ka ndryshuar? Kështu do të ishte më mirë? Kur shtova unë 1 kg më quajte të shëndoshë.

Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do më. Nëse po kërkon arsye për t’u ndarë, ka më shumë kuptim, por nuk është kjo arsyeja e vërtetë. Nëse nuk je e lumtur me mua, me veten ose me jetën dhe nuk sheh të ardhme së bashku, atëherë jemi dakord dhe kjo është arsyeja.Mos përdor diçka të tillë si armë për pasiguritë që mund të kesh. Ta dish që më je dukur gjithmonë e bukur dhe të kam dashur”, i ka shkruar partneri, në mesazhet e publikuara nga vetë Bebe.

Top Channel

Read Entire Article