Kelly Clarkson pas divorcit: E dashuroj jetën si beqare

11 months ago 22
Reklamë
12:41 24/09/2023

Këngëtarja e njohur u divorcua nga bashkëshorti i saj vitin e kaluar

Këngëtarja e njohur amerikane Kelly Clarkson nuk ka ndërmend të gjejë një partner të ri e kjo për faktin se ajo e adhuron jetën si beqare.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Clarkson sqaroi për fansat se sa e vështirë ka qenë periudha pas divorcit nga ish-bashkëshorti Brandon Blackstock.

“A kam të dashur? Jo! Dhe as nuk jam duke kërkuar. E dini pse? Më pëlqen të jem beqare”, iu drejtua me këto fjalë fansave artistja e njohur.

Që kur ajo publikoi albumin e saj të fundit, Chemistry, shumë fansa kanë aluduar se shumica e këngëve i dedikohen ish-bashkëshortit të saj, por edhe periudhës pas divorcit që u finalizua vitin e kaluar.

Albumi tregon uljet dhe ngritjet e një marrëdhënieje të kaluar. Megjithatë, ajo ka treguar se transferimi në qytetin e Nju Jorkut për shfaqjen e saj televizive e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë të kalojë këtë periudhë të vështirë.

Fituesja e çmimit Grammy  ka treguar gjithashtu se edhe dy fëmijët e duan shumë jetën e re. Clarkson ka vajzën River Rose, nëntë vjeç dhe djalin Remington Alexander, shtatë vjeç, me ish-bashkëshortin Blackstock.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article