Kendal Jenner: Kam frikë të kem fëmijë

10 months ago 14
Reklamë
NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 09: Kendall Jenner attends the DKNY 30th Anniversary party at St. Ann's Warehouse on September 09, 2019 in New York City. (Photo by Steven Ferdman/Getty Images)
12:05 27/10/2023

Modelja thotë se ankthi dhe sulmet e panikut po ndikojnë në jetën private

Kendell Jenner është një modelet e njohura në botë që ka folur hapur për problemet me ankthin në paraqitje të ndryshme televizive.

Por rrëfimi i saj i fundit ka tronditur jo pak fansat. Në një episod të fundit të reality show-t ‘The Kardashians’ modelja është shprehur se ankthi dhe sulmet e panikut kanë ndikuar negativisht në jetën e saj private.

Ajo ka shpjeguar se kjo është një nga arsyet pse ajo ka frikë të ketë fëmijë.

“Skenari më i keq që mund të mendoj është se do të përkeqësohem gjatë pjesës tjetër të jetës sime. Tani ndihem më keq se më parë, kam frikë se me kalimin e moshës do të përkeqësohemi. Të gjithë mendojnë se jam e famshëme dhe nuk kam probleme”, është shprehur ajo.

Edhe në intervista të kaluara modelja është shprehur se të paturit një jetë plot me privilegje nuk e përjashton atë nga betejat e shëndetit mendor.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article