Kendall Jenner është fytyra më e re e Tommy Hilfiger: Modelja shkëlqen me veshje klasike për fushatën

7 months ago 20

Kendall Jenner e emocionuar ndau me fansat të premten se ajo është fytyra më e re e Tommy Hilfiger.

Supermodelja, 28 vjeçe, zbuloi fotografi nga fushata e saj e re, ku luan edhe shoqja e saj Fai Khadra.

Marka ikonike amerikane festoi gjithashtu ardhjen e Kendallit, teksa shkruan në Instagram: “Familja Tommy nuk do të jetë kurrë e njëjta. Mirë se vini Kendall Jenner.”, shkruan DailyMail.

Për këtë fushatë, Kendall shoqëroi pamje të shumta teksa alternonte mes “business casual” dhe “preppy chic”.

Në një imazh, 28-vjeçarja ishte e veshur me një pallto të gjatë dhe një fustan polo teksa pozonte përballë një kabrio vintage.

Ajo zgjodhi një grim natyral dhe veshi flokët e saj të shkurtra ngjyrë kafe, teksa buzëqeshte shumë për kamerën.

Asaj iu bashkuan katër miq të saj në fushatën promovuese.

Jenner tha në një intervistë “Tommy bën klasike të shkëlqyera, të riimagjinuara për sot. Çdo vit ai merr gjërat thelbësore të përjetshme, nga këmisha e Oksfordit deri te xhaketa dhe polo, dhe i bën ato të ndihen të freskëta dhe të reja. /Telegrafi/

Read Entire Article