Kendell Jenner dhe Bad Bunny kaluan natën e Vitit të Ri së bashku

8 months ago 30
Reklamë
14:08 05/01/2024

Revista e njohur “People” bën të ditur se dyshja nuk janë rikthyer

Ata u ndanë muajin e kaluar, por duket se Kendall Jenner dhe Bad Bunny e ruajnë ende miqësinë.

Një burim thotë për revistën e njohur “People” se supermodelja 28-vjeçare dhe muzikanti 29-vjeçar porto-rikan festuan natën e Vitit të Ri me miqtë e tyre në Barbados.

Ata që festuan me ish-çiftin ishin edhe këngëtarin Justin Bieber dhe modelja e njohur Hailey.

Megjithatë, burimi sqaroi se çifti nuk janë rikthyer bashkë.

Të mërkurën, ylli i “Kardashians” ndau një sërë fotografish në rrjetet sociale nga ditët e saj të pushimit së bashku me shoqen e saj Hailey.

Jenner dhe Bad Bunny u ndanë në Dhjetor pas më pak se një viti romancë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article