Këngëtari Lee Ryan dënohet me një vit burgim

11 months ago 17
Reklamë

Ylli i “Blue”, Lee Ryan, është dënuar me 12 muaj burgim për shkak të një sulmi ndaj një stjuardese.

Ai kishte pranuar më herët se ishte i dehur gjatë fluturimit nga Glasgow në Londër pasi kishte pirë një shishe të madhe me alkool.

Për këtë vepër atij iu shqiptua një pezullim i njëkohshëm prej katër muajsh.

Foto: Getty Images

Në një seancë të mëparshme, Gjykata dëgjoi që Ryan kishte komentuar rreth pamjes së Leah, gjersa ajo deklaroi: “Ndihej sikur ai po thoshte se isha e bukur për një person me ngjyrë për shkak të mënyrës se si ai po përshkruante ngjyrën time”.

Pavarësisht se iu refuzua alkool në aeroplan dhe iu tha të kthehej në vendin e tij, Ryan bëri komente në lidhje me dukjen e stjuardesës Leah Gordon dhe e quajti atë një “biskotë me çokollatë”.

Foto: Getty Images

Gjykatësi Nicholas Wood urdhëroi Ryan që t’i paguante 2,500 funte kompensim Gordon dhe 750 funte për një anëtar tjetër të ekuipazhit të kabinës, Jade Smith.

Në një seancë gjyqësore të mëparshme, Gordon theksoi: “Ai po bënte komente për ngjyrën time, ti je e dashura ime çokollatë, biskota ime me çokollatë dhe unë do të kem fëmijët tuaj me çokollatë”.

Foto: Getty Images

Leah tha tutje se Ryan më vonë iu afrua asaj nga pas dhe i tha: “Para se të zbres nga ky aeroplan kam nevojë për një puthje nga ju”.

Këngëtari anglez nga ana tjetër tha se nuk e mbante mend këtë incident. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Read Entire Article