Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për Sali Berishën, Bledi Çuçi tregon votën e socialistëve dhe nëse do të përjashtojnë Arben Ahmetajn nga grupi

10 months ago 39

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se Partia Socialiste do të votonte pro kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën.

“Pa diskutim që do ta votojmë. Ne nuk kemi diskutuar mandatin edhe të kolegëve tanë kur vjen puna kur SPAK kërkon një gjë të tillë dhe nuk diskutohet fare që ne do ta votojmë pro”, tha Çuçi.

I pyetur nëse PS kishte përjashtuar nga grupi parlamentar, Arben Ahmetaj, Çuçi tha: Ahmetaj nuk është fare në Shqipëri dhe shumë shpejt do merret një vendim edhe nga grupi por edhe do i digjet mandati”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article