Kërkimi shkencor/ Ina Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës

2 hours ago 23

Gjatë tryezës së diskutimit me 70 pedagogë të universiteteve të ndryshme, me temë ‘Shkenca (jo) politike’, Zhupa tha se projektligji bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e saj, ndërsa krijon gjithashtu përplasje me ligjin e arsimit të lartë dhe Akademinë e Shkencave.

Ligjvënësja demokrate Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit thotë se me projektligji e ri për kërkimin shkencor, vendi ynë nuk bën progres po e kundërta, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e arsimit dhe shkencës.

Sipas deputetes së PD, Ina Zhupa, pavarësisht kundërshtimeve të këtij projektligji nga të gjithë aktorët e përfshirë, me një të rënë të lapsit, kontrollohen të gjitha fushat e kërkimit shkencor në vend.

Për Zhupën, një projektligji i tillë përjashton edhe komunitetin shkencor që punon jashtë vendit.

Me rëndësi, sipas kryetares së Komisionit Parlamentar të Edukimit, është që Shqipëria të krahasohet me standardet e vendeve të BE-së  dhe jo të vendeve diktatoriale.

Pjese nga Fjala në Tryezë Znj. Zhupa

Politika ka detyrat e veta për të dëgjuar shkencën që të shërbejë më mirë ose e kundërta. Në vend që të diskutojmë se si mund të bëjmë përpara me kërkimin shkencor, kjo dëshmon se por bëjmë regeres.
Janë punuar tre drafte me rektorët dhe në Kuvend s’ka ardhur ai jo i konsultuar me ta. Ky projektligj bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e saj, krijon përplasje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor dhe me Akademinë  e Ahkencave, si dhe me direktivat e BE dhe atyre evropiane për kërkimin shkencor.
Në anjë vend nuk gjen një nismë të tillë. Një projektligj që i ka të gjithë kundër, edhe pedagogët, rektorët. Me një të rënë të lapsit kontrollohen fushat e kërkimit shkencor, që të vendosen me një urdhër ministri. Ligji aktual e thotë se vendoset nga univertistet, e jo ministritë të vendosin kush do të jenë fushat e kërkimit për pedagogët. Universitetet shndërrohen në gjimnaze dhe pedagogët thjesht do të japin mësime.
Kush kërkon të studiojë dhe të bëjë kërkim shkencor për PPP në ekonomi apo lirinë e medias, me këtë projektligj s’do të fuinancohet. Injoron në mënyrë të plotë komunitetin shkencor që jeton në diasporë. Nuk i shikon si parametra që mund të diskutohen. Ne mbeshtesim draftin e sjellë nga Konferenca e Rektorëve. Politika duhet të qëndrojë larg shkencës, që finanacimi i shkencës të rritet dhe të ketë arritje profesionale e kërkuese të pedagogëve. Të krahasohemi me standartet e BE dhe jo të atyre vendeve diktatoriale. As Evner Hoxha e Mehmet Shehu se kanë vënë veten në krye të shkencës siç ka bërë kyreshkencëtari jonë që kërkon të kapë çdo gjë në këtë vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article