Kërkoi të dilte nga regjimi “41 biss”, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Anterio Kaloshit

2 days ago 40
Reklamë

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Anteroi Kaloshit për kundërshtim të vendimit për futjen në izolim të posaçëm “41 Biss”.

Anterio Kaloshi i dënuar me burgim të përjetshëm u izolua në regjimin e posaçëm “41 biss” më 3 prill.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga të dhënat që ka siguruar Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve dhe nga verifikimet përkatëse të strukturave ligjzbatuese, janë ngritur dyshime se ai ka pasur komunikime me subjekte të krimit jashtë qelisë.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën  e Lushnjes në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Kaloshi gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, tjetër i arrestuar si një nga autorët e ngjarjes./vizionplus.tv/

Read Entire Article