Kërkon punëtorë për blegtori/ Blegtori në Levan prodhon 700 litra qumësht

1 year ago 49
Reklamë

Ardian Skënderaj, 55 vjeçari nga fshati Levan në Fier, sot është një ndër blegtorët më aktiv të zonës teksa ka filluar të mbarshtojë lopë 18 vjet më parë.

“E nisa këtë punë me 9 krerë mështjerra të racës austriake dhe për çdo vite e kam rritur numrin duke ruajtur dhe shtuar numrin e gjedheve dhe sot kam arritur në 50 krerë të gjitha në prodhim për qumësht”, shprehet Ardiani.

Ai tregon se çdo ditë arrin të grumbullojë rreth 700 litra qumësht që e shet me çmim të kënaqshëm në fabrikat e përpunimit të qumështit që ndodhen jo vetëm në zonat përreth, por edhe më gjerë.

Për të bërë të mundur sigurimin e bazës ushqimore për bagëtitë, Skënderaj ka blerë dhe marrë me qira rreth 60 hektarë toka, ku kryesisht kultivon misër, jonxhe dhe foragjere të tjera duke siguruar kështu ushqim për gjedhet për gjithë vitin.

Përfitues i skemave ndihmëse të qeverisë për karburantin dhe subvencionit për blegtorin, fermeri pretendon për rritjen e numrit të krerëve, por e ka te pamundur pasi i vetëm me familjen, nuk mund t’ia dal pasi i duhet fuqi punëtore dhe në zonë gjetja e punëtorëve sa vjen dhe bëhet më e vështirë.

Top Channel

Read Entire Article