Këto janë pesë arsye më shumë pse shampanja është e mirë për ju

9 months ago 55
Reklamë

Shampanja është për festa dhe raste të posaçme, por ka edhe arsye tjera, pse duhet të pini këtë pije të shkumëzuar.

Përpos që iu bëjnë të ndiheni më në formë, shampanja ka edhe pesë efekte tjera.

Ju bën më të mençur

Gjatë disa studimeve në një laborator, është gjetur se minjtë që kanë pirë shampanjë, janë bërë më të aftë në zgjidhjen e enigmave.

Mbron zemrën

Kjo pije është e pasur me politenol – antioksidant që zvogëlon presionin e gjakut dhe e mbron zemrën, transmeton Telegrafi.

Bën të jetoni më gjatë

Hulumtimet tregojnë se ata që pinë shampanjë, jetojnë më gjatë se ata që pinë birra dhe pije tjera alkoolike.

Ka më pak kalori

Në krahasim me një verë normale – shampanja ka 90 kalori, në një gotë prej 120 mililitrave, në krahasim me verën që i ka 100 kalori.

Është e mirë për lëkurë

Dermatologët kanë zbuluar se shampanja është e mirë për lëkurë – por, për fat të keq – duk e njomur një pambuk dhe duke e pastruar lëkurën me të, në vend se të rrjedhë nga fyti. /Telegrafi/

Read Entire Article