KFOR: Ruajmë praninë e përhershme në urën mbi lumin Ibër

1 week ago 20
Reklamë

KFOR e ka bërë të qartë, se do të ruajë praninë e përhershme mbi lumin Ibër duke theksuar se çdo vendim duhet marrë përmes dialogut. Forcat paqeruajtëse të NATO-s e bënë të qartë se vendimi për hapjen e urës mbi Lumin Ibër në Mitrovicë duhet të ndodhë vetëm përmes procesit të dialogut dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar. Përmes një video mesazhi, zëdhënësi i KFOR-it Koloneli Salvatore Mascoli, theskoi, se KFOR-i, do të mbajë praninë e tij të përhershme në urë.

“Për sa i përket çështjes së mundësisë së hapjes së Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe i qëndrueshëm gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim të duhur e efektiv me komunitetin ndërkombëtar.

KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, tha zëdhënësi i KFOR-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article