Khloe Kardashian shkëlqen në fustanin e kreatores shqiptare, Lena Berisha

1 year ago 9

Khloe Kardashian nuk e ka kursyer magjepsjen teksa postoi foto te reja nga ceremonia martesore të shoqes së saj të ngushtë Stephanie Shepherd dhe Larry Jackson, që u zhvillua në qershor.

Në fotot e reja të shpërndara të mërkurën, ylli televiziv, 39 vjeç, dukej sensacionale me një fustan mahnitës të argjendtë nga kreatorja Lena Berisha që tregonte fizikun e saj joshës.

Kishte një material korseje që mbërthehej në belin e saj, ndërsa një e çarë e guximshme deri tek kofshët në fund tregonte këmbët e saj të tonifikuara.

Khloe qëndronte në taka argjendi të larta dhe kishte lënë flokët e saj bionde të kapura në topuz me disa fije të parme lëshuar sipër fytyrës.

Për rastin ajo vendosi edhe diamant dhe perla në qafë, një palë vathë diamanti në veshët e saj dhe mbante një byzylyk gjithashtu me diamant në njërën dorë.

Nëna e dy fëmijëve mbante një çantë me shkëlqim me një rrip zinxhir argjendi.

Khloe ndau fotot e saj magjepsëse në Instagram me mbishkrimin: “Dasma e Steph dhe Larry”.

Në një foto, ajo dukej në super formë teksa pozoi me njërën dorë në ijë për të theksuar belin e saj të hollë.

Për t’u fokusuar më shumë në këmbët e saj, Khloe ngarkoi dy foto me të gjithë trupin.

Khloe mori pjesë në ceremoninë e martesës së Stephanie me motrën e saj Kim Kardashian, nënën Kris Jenner, Hailey Bieber dhe shumë yje në qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Read Entire Article