Kiara Tito rikthehet në ekran në moderimin e “DWTS Fan Club”

11 months ago 21
Reklamë

Moderatorja e njohur, Kiara Tito pritet që të rikthehet në ekran me një projekt të ri televiziv.

Prezantuesja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania zbulohet se do të jetë në krye të emisionit “DWTS Fan Club”.

Spektakli i vallëzimit “Dancing With The Stars” do të nis këtë të premte, më 6 tetor në Top Channel nën udhëheqjen e Bora Zemanit dhe Eni Popit.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkohë, Kiara do të jetë nën udhëheqjen e “DWTS Fan Club”, që do ta shoqëroj publikun çdo të diel.

“DWTS Fan Club”, nis nga 8 Tetori nën moderimin e Kiara Tito, çdo të diel ora 12:45!”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të “Dancing With The Stars Albania” në Instagram.

Theksojmë që tashmë janë konfirmuar edhe konkurrentët pjesëmarrës mes tyre Fifi, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Elvis Pupa, Xhuli Nura.

Ndërkohë, anëtarë të jurisë janë: Ilir Shaqiri, Olta Gixhari, Valbona Selimllari dhe Lori Bala. /Telegrafi/

Read Entire Article