Kim Kardashian merr vëmendje me një xhaketë të vjetër ‘Chanel’, e cila vlen më shumë se dhjetë mijë euro

11 months ago 15
Reklamë

Kim Kardashian mori vëmendje me një paraqitje të frymëzuar nga ‘Barbie’, teksa doli për një shëtitje në New York të enjten.

Nëna e katër fëmijëve, 42 vjeçare, dukej elegante me një xhaketë të shkurtër ‘Chanel’ – e cila është nga koleksioni i “Barbie” ‘Pranverë/Verë’ 1995 i markës luksoze.

Kim shfaqi belin e saj të tonifikuar me trikon rozë dhe të zezë nga marka ikonë franceze.

Foto: Splash News

Xhaketa ‘Chanel’ e Kim përmban një jakë të zezë si dhe kopsa përgjatë xhepave.

Ajo po ashtu përmbante butona të zbukuruar me logon e ‘Chanel’ në ngjyrë ari dhe të zezë.

Foto: Splash News

Artikulli i rrallë i koleksionistit thuhet se vlen 11.000 – 14.000 euro.

I ndjeri Karl Lagerfeld projektoi koleksionin ikonik “Barbie” që debutoi në pistat në 1995.

Foto: Splash News

Kim përfundoi pamjen me një palë gete të zeza, çizme të ngjashme dhe një çantë unike ‘Chanel’.

Nëna e katër fëmijëve ishte gjithashtu e shoqëruar nga ekipi i saj i sigurisë.

Foto: Splash News

Kim edhe gjëra të tjera të vjetra nga marka ‘Chanel’ – duke përfshirë një gjerdan të famshëm që ishte vënë nga Margot Robbie në filmin “Barbie”. /Telegrafi/

Foto: Splash News
Read Entire Article