Kim Kardashian pjesë e një seriali

7 months ago 12
Reklamë
15:37 30/01/2024

Për Elizabeth Taylor, me 3 pjesë “Elizabeth Taylor: Rebel superstar”

Ylli i Reality show, Kim Kardashian do të jetë producente ekzekutive dhe protagonist në një serial dokumentar të ardhshëm për aktoren Elizabeth Taylor.

Dokumentari me tre pjesë, me titullin “Elizabeth Taylor: Rebel Superstar” vjen nga kompania e prodhimit fitues të ‘Oscar’-it, Passion Pictures. Seria e dokumentarëve do të shikojë aftësitë e aktrimit të Elizabeth, të cilat ajo i përdori për të hipnotizuar shikuesit, përpara se të bëhej një biznesmene dhe aktiviste shumë miliarda dollarëshe, bën me dije BBC.

Kardashian tha se Elizabeth Taylor ishte vetevetja, një luftëtare, një dëshmi se ju mund të vazhdoni të evoluoni dhe ndryshoni dhe të keni kapituj të ndryshëm në jetën tuaj dhe se ajo hapi rrugën për të gjithë ne.

BBC tha se seriali do të bazohet në kaseta audio dhe intervista që nuk janë parë nga publiku.

Ai gjithashtu do të shfaqë intervista me yje të ndryshëm që e njihnin Taylor personalisht, duke përfshirë Kardashian, e cila kreu intervistën e fundit me yllin e “Cleopatra” para se të ndahej nga jeta, shoqja e saj Dame Joan Collins, Margaret O’Brien dhe shkencëtari Anthony Fauci që punoi, përkrah Elizabet në luftën kundër SIDA-s.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article