Kim Kardashian pranon se ka hasur në vështirësi të mëdha si nënë beqare pas ndarjes nga Kanye West

11 months ago 52
Reklamë

Kim Kardashian ka pranuar se ka vuajtur si nënë beqare pas ndarjes nga Kanye West.

Personaliteti i famshëm televiziv këtë e zbuloi gjatë episodit të kësaj javë të “The Kardashians”.

Në këtë mes, ajo theksoi se kishte një ndihmë të madhe nga ish-partneri i Khloe, Tristan Thompson.

Pavarësisht ndarjes së Khloe dhe Tristan, Kim e mbrojti Tristanin.

“Ai ka treguar kaq shumë gjëra të mira dhe thjesht ka qenë një person dhe mik vërtet i mirë. Kur më pa që po luftoja me fëmijët e mi, më ndihmoi shumë”, u shpreh ajo.

Foto: Instagram

Ajo shtoi se Tristan, “filloi të shfaqej në lojërat (të fëmijëve të saj). Ai e mori Saint, i çoi në darkë dhe gjithmonë do të më mbrojë, veçanërisht nëse ka të bëjë me mua dhe ish-in tim”.

Kim u nda nga reperi i famshëm pas gjashtë vitesh martesë dhe kanë bashkë katër fëmijë: Saint, North, Chichago dhe Psalm.

Foto: Backgrid

42 vjeçarja ka folur shpesh për sfidat dhe vështirësitë që ka hasur me fëmijët pas ndarjes nga Kanye.

Ajo menjëherë pas kësaj nisi një lidhje të re me komedianin Pete Davidson, e cila zgjati rreth nëntë muaj. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Read Entire Article