Kim Kardashian thyen rekordin me linjën e re të të brendshmeve për meshkuj, fiton miliona në vetëm pak minuta

11 months ago 47

Kim Kardashian së fundmi ka shfaqur premierë fushatën e saj “Skims for Men”, në të cilën paraqiteshin Neymar, Nick Bossa dhe Shai Gilgeous-Alexander për linjën e re të të brendshmeve.

Sapo u hap dyqani online, “Skims for Men”, thuhet se faqja mori mbi 25 mijë kërkesa për të blerë modelet e reja.

Ajo që është më mbresëlënëse në këtë arritje komerciale është shpejtësia me të cilën njerëzit donin të blinin artikujt; u deshën vetëm 5 minuta që të bëheshin porositë prej 25 mijë.

Shai Gilgeous-Alexander for SKIMS Mens. pic.twitter.com/TZV0QstbK2

— SKIMS (@skims) October 26, 2023

Me çdo porosi të paktën 50 dollarë, kompania “Skims” bëri miliona dollarë në vetëm pak minuta, që është një arritje rekord.

Duket se Kim-it do t’i duhet të vazhdojë të festojë, siç bëri javën e kaluar kur organizoi një ndejë në një restorant luksoz në Los Angeles.

Siç mund ta prisnin shumë, lista e të ftuarve për ditëlindjen e Kim ishte shumë e gjatë dhe përfshinte Lauren Sanchez, Hailey Bieber, Ivanka Trump, Laura Arrillaga-Andreessen, Sarah Foster dhe Kimora Lee së bashku me miqtë e fëmijërisë së Kim, Allison Statter, Steph Shepherd, Tracy Romulus, Natalie Halcro, Olivia etj. /Telegrafi/

Kim Kardashian’s SKIMS Mens campaign generated over 25,000 orders in the first five minutes.

It was the biggest day of sales for the SKIMS brand since its launch. pic.twitter.com/z9VMFTZ50E

— Pop Crave (@PopCrave) October 27, 2023

Read Entire Article