Një grua 55-vjeçe në Indi është qëlluar aksidentalisht me revole në kokë, nga një polic brenda stacionit policor në Aligarh.
Incidenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti rrëqethës kur gruaja qëllohet me plumb në kokë, transmeton Telegrafi.
Ajo kishte shkuar në stacionin policor për të bërë verifikimin e pasaportës në Aligarh të Uttar Pradesh. E derisa po priste në sportel, polic shihet duke mbushur revolen e cila në një moment i shkrep aksidentalisht.
A relative of the victim speaks to media. Claims there was dispute over demand of money for passport verification. Police yet to clarify on allegations of the family. pic.twitter.com/ZekwF5HXfc
— Piyush Rai (@Benarasiyaa) December 8, 2023
E plumbi i shkrepur goditi direkt në kokë gruan e identifikuar si Ishrat e cila u rrëzua menjëherë në dysheme. Pas kësaj ngjarje të tmerrshme, ajo u dërgua me urgjencë në spital.
Mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, kurse familjarët dhe shoqëria civile po kërkojnë hetim të detajuar. /Telegrafi/