Kjo është vetura që më së shumti vidhet në Britani të Madhe

9 months ago 14

Vetura Ranger Rover është vetura që më së shumti vidhet në Britani të Madhe sipas raportimeve, duke kontribuar në rënien e vlerës së këtij modeli në treg.

Përveç kësaj, çmimi mesatar i një Range Roveri të përdorur ka rënë 9 për qind që nga maji në një shumë prej 40 mijë euro, derisa për makinat kjo rënie vlerësohet të jetë 3 për qind, transmeton Telegrafi.

Duke qenë se kjo veturë është ‘targeti’ më i madh tek hajdutët e makinave, pronarët e modelit Range Rover po duhet të paguajnë shuma më të mëdha për sigurim.

Kostoja për ta futur në sigurim një Ranger Rover është dyfishuar deri në tetor.

Siç raportohet, çmimi mestar i sigurimit të një modeli Range Rover arriti në 3,798 euro. /Telegrafi/

Read Entire Article