Kjo pajisje e vogël mund të sulmojë telefonin tuaj dhe aktualisht nuk ka asnjë zgjidhje

10 months ago 30
Reklamë

Nëse jeni ulur ndonjëherë në një kafene dhe iPhone ose Android juaj befas “çmendet” dhe pop-up-et fillojnë të shfaqen, fajtori mund të jetë një pajisje e vogël e ngjashme me USB.

Bëhet fjalë për një pajisje të quajtur “Flipper Zero”, e cila përdoret për hakerim dhe cilësohet si “multifunksionale”. Në faqen zyrtare të internetit thuhet, për shembull, se mund të përdoret si një çelës në distancë.

Megjithatë, Flipper Zero është përdorur për veprime të tjera, më keqdashëse se telekomanda – përdorimi i tij varion nga ndryshimi i kanaleve televizive në vende publike, te klonimi i çelësave të hotelit apo hapja e dyerve automatike të garazhit, raporton Ars Technica.

We have a limited batch of Transparent Flipper Zero. What should we do with it? 🤔

Please respond to this tweet if you are really want it. We need to measure the demand 📊 pic.twitter.com/T4rFH2tXYs

— Flipper Zero (@flipper_zero) October 1, 2023

Tani, mund të përdoret për të ndërhyrë edhe me pajisjet iPhone dhe Android.

“Telefoni juaj bëhet pothuajse i papërdorshëm. Çdo disa minuta mund të bëni diçka, por edhe si një studiues sigurie që ka dëgjuar për këtë sulm, është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh”, tha Jeroen van der Ham, ekspert i teknologjisë.

I vetmi antidot i mundshëm për këtë, siç raportohet nga Tech Crunch, mund të jetë fikja e Bluetooth-it, që është ajo që përdor Flipper Zero për t’u lidhur me pajisjen, por kjo është e vështirë të bëhet me të gjitha ato pop-ups. Për Android-ët që janë objektiv sulmesh, mund të gjeni edhe opsionin “Ndarja në afërsi” dhe më pas ta çaktivizoni. /Telegrafi/

Read Entire Article