Klienti i hedh limonadë në fytyrë punëtores në lavazh në Indiana të SHBA-së, por ajo nuk vonon dhe “hakmerret”

7 months ago 7
Reklamë

Një 18-vjeçare, Anna Harycki, punëtore në një lavazh në Indiana të SHBA-së, ka bërë bujë në internet me përgjigjen e shpejtë ndaj klientit të vrazhdë që i hodhi limonadë në fytyrë.

Videoja e shpërndarë në X tregon Haryckin duke pastruar veturën kur shoferi papritmas hedh limonadën drejt saj.

Si përgjigje, ajo hakmerret me shpejtësi dhe spërkat shoferin me zorrën e lavazhit, përpara se të vazhdojë punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

Pamjet që kanë mbledhur miliona klikime në internet, kanë shtyrë lavazhin të ndërmarrë masa kundër klientit të pasjellshëm.

Gjithashtu, incidenti shkaktoi reagime të shumta edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale, ku të gjithë u shprehën në përkrahje të 18 vjeçares. /Telegrafi/

Car Washer Had No Idea Driver’s Window Was Down 💀 pic.twitter.com/9hTUVyJLzW

— TopStreetFights  (@TSFights) February 15, 2024

Read Entire Article