“Koka” e grupit të drogës është kapur edhe në muajin prill me lëndë narkotike/ I paqartë lirimi i tij nga burgu (DETAJE)

1 year ago 55
Reklamë

35-vjeçari Herald Rexhepaj është një nga 8 të arrestuarit nga polcia për shpërndarjen e drogës në kryeqytet. Por i riu nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në muajin prill, Rexhepaj është arrestuar nga policia teksa tentoi të kalonte pikën kufitare të Morinës pasi është kapur me 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Policia e Kukësit në prill bëri me dije se gjatë kontrolleve rutinë për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, teksa po hynte në Shqipëri i është bërë një kontroll i imtësishëm mjetit ‘Benz’ me të cilin udhëtonte 35-vjeçari.

I riu, i arrestuar rreth 5 muaj më parë, nuk dihet se si është lënë i lirë për të vijuar sërish aktivitetin e tij në shpërndarjen e drogës.

Read Entire Article