Kokaina në lëkurën e gjedhëve, ekspertët përpiqen të përcaktojnë sasinë e saktë të drogës

2 hours ago 27

Nga Blerina Cene

Kokaina e shkrirë në lëkurë gjedhi që u kap brenda një laboratori të sofistikuar droge në Qerekë të Fushë-Krujës i është nënshtruar analizave. Ekspertët po përpiqen te  kuptojne se si u fut sasia e madhe e kokainës në lëkurën organike që do të shitej në treg për çanta, këpucë etj.

Lexo edhe :

Related Posts

Lëkurët e gjedhëve vinin nga Brazili dhe vendet e tjera të Amerikës Latine, ndërsa trafikantët kishin përdorur një kompani që merret pikërisht me tregtimin e saj.

Ekspertiza do të percaktojë edhe sasinë e drogës që do të përftohej pas ndarjes nga lëkura, ndërsa hetuesit e çështjes duhet të gjejnë se si kanë hyrë në Shqipëri pajisje të tilla laboratorike të një teknologjie shumë të lartë.

Hetimi ka nisur me sinjalizimin e autoriteteve spanjolle, që pasi bllokuan një sasi të madhe droge që kishte hyrë në vendin e tyre përmes të njëjtës mënyrë, patën dyshime se ngarkesat mund te kishin mberritur edhe në Shqipëri.

Burimet thonë se për operacionin e udhëruar nga SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit kishte disa muaj që mbante nën vëzhgim laboratortin, së bashku me 10 personat që u vunë në arrest .

Tre nga të arrestuarit jane shtetas të huaj, njëri venezuelian dhe dy kolumbianë, ndërsa shtatë shqiptarë. Të dhjetë do të përballen te hënën në orën 9:30 minuta me togat e zeza të Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë.

Hetuesit sekuestruan tonelata me lëkurë gjedhi të importuar dy muaj më herët, 6.1 kilogram kokainë të pastër, 89.5 përzies për solucione të lëngshme për drogën, pajisje laboratorike, 3 automjete, 22 telefona si dhe shuma të mëdha parash në euro, lekë dhe monedhë kolumbiane.

Ndërkohë, hetimet vijojnë pasi ka dyshime për të tjerë të përfshirë në trafik droge. /vizionplus.tv

Read Entire Article