
Kuqezinjtë përmirësojnë 3 pozicione në klasifikim
Rezultatet e ndeshjeve të Tetorit e ngjitën Shqipërinë në vendin e 59-të në FIFA. Kombëtarja e përmirëson me 3 pozicione pozitën e saj në këtë klasifikim.
Fitorja 2 – 0 me Çekinë në kualifikueset e Europianit dhe suksesi 3 – 0 në miqësoren me Bullgarinë bëri që Kuqezinjtë të grumbullojnë thuajse 20 pikë.
Kur Sylvinho mori drejtimin e Shqipërisë e gjeti ekipin në vendin e 66. Gjatë kësaj kohe ka patur 7 ndeshje ku ka fituar 5, barazuar 1 dhe humbur 1.
Përveç Moldavisë të gjithë përfaqësueset e tjera në grupin kualifikues të Shqipërisë kanë rënie në klasifikimin e FIFA-s. Një situatë pozitive që e gjen Kombëtaren para ndeshjeve të Nëntorit që do të vendosin gjithçka mbi kualifikimin në Euro 2024.
Kuqezinjtë janë një hap nga finalet e Kampionatit Europian që mund të arrihet edhe me një barazim ndaj Moldavisë më 17 nëntor në Kishinjev ndeshje që do ta ndiqni në TV Klan.
Shqipëria e mbyll me takimet kualifikuese ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në Tiranë. Kombëtarja ka 13 pikë dhe është në vendin e parë në Grupin E, 2 pikë larg Çekisë, 3 nga Polonia dhe 4 nga Moldavia.
Tv Klan
Të ngjashme