Komisionerja për Çështjet e Brendshme befason me veprimin e saj ndërsa Ursula von der Leyen mbante fjalimin e saj – nuk mungojnë komentet në rrjetet sociale

1 year ago 27
Reklamë

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen mbajti fjalimin e saj për Gjendjen e Bashkimit të mërkurën.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhej fjalë për tema si klima, migrimi dhe Kina.

Por çfarë ra në sy gjatë kësaj “seance”, ishte fakti se Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson e kaloi kohën me punë artizanale.

EU Home Affairs Commissioner @YlvaJohansson doing her knitting whilst listening to @vonderleyen giving her State of the Union address. #SOTEU #EPlenary pic.twitter.com/lowWX3E5BA

— Georg von Harrach (@georgvh) September 13, 2023

Sigurisht ky veprim i saj nuk ka mbetur pa u komentuar në rrjetet sociale.

“Kalimi më i mirë i kohës”, shkroi një përdorues në Twitter. “Më mirë sesa të shikosh celularin”, thotë një tjetër.

Por jo të gjithë duket se kanë aq shumë mirëkuptim.

“Nëse do të sillesha kështu në vendin tim të punës, jam i sigurt që do të më largonin”, ka theksuar një tjetër.

It’s a privilege to work together with the bright and competent men and women in my cabinet. To show how much I appreciate them I have knitted warm socks to them all: pic.twitter.com/N42Mlb3WvE

— Ylva Johansson (@YlvaJohansson) November 26, 2020

Suedezja konsiderohet e pasionuar me këtë “zanat” dhe ajo gjithashtu tregon rezultatet e saj në Twitter (tani X) herë pas here.

Madje në vitin 2020, thuhet se ajo u dha të gjithë punonjësve të zyrës së saj çorape të thurura vetë. /Telegrafi/

Read Entire Article