Konflikt me sende të forta në Kavajë, plagoset 49-vjeçari

1 year ago 17
Reklamë

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mbrëmjen e kësaj mërkure në Kavajë. Policia njofton se dy persona kanë goditur me sende të forta një 49-vjeçar gjatë konfliktit.

Si pasojë ky i fundit është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës. Gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Read Entire Article