Konflikt mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset me thikë 15-vjeçari

10 months ago 46

Një konflikt mes dy adoleshentëve në Tiranë ka çuar në plagosjen e një 15-vjeçari.

Policia njofton se ky i fundit është plagosur me thikë nga një 16-vjeçar, i cili është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Adoleshenti i dëmtuar ndodhet në spital për ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit“, njofton policia.

Read Entire Article