Koreja e Jugut synon ta lëshojë satelitin e parë spiun në fund të këtij muaji

10 months ago 32
Reklamë

Koreja e Jugut ka deklaruar sot se synon ta lëshojë satelitin e parë spiun të ndërtuar nga dora e vet në fund të këtij muaji, në mënyrë që ta vëzhgojë më mirë Korenë e Veriut, e cila po e rrit arsenalin e armëve bërthamore.

Vetëm pak ditë më parë, Koreja e Veriut dështoi në zotimin e saj për të tentuar për herë të tretë ta lëshojë satelitin gjurmues në tetor, me gjasë për shkak të telasheve teknike. Jeon Ha Gyu, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, tha të hënën se sateliti i parë spiun i ushtrisë së vendit do të lëshohet nga Baza e Forcave Ajrore të Kalifornisë, Vadenberg, më 30 nëntor.

Top Channel

Read Entire Article