Kori Siparantum fiton ‘Medalje të Artë’ në ‘Grand Prix of Nations’ në Suedi

11 months ago 21

Kori Siparantum po vazhdon të korrë suksese të mëdha.

Së fundmi është paraqitur në garën prestigjioze të koreve “Grand Prix of Nations”, e cila u zhvillua në sallën “Flygeln të Louis De Geer Konsert & Kongress”, në Norrkoping të Suedisë.

Me këtë rast është njoftuar nga faqja e tyre në Facebook se kanë fituar një ‘Medalje të Artë’.

Foto: Screenshot/Facebook

“Kori Siparantum dëshmi suksesi. Medalje e Artë në Grand Prix of Nations, Suedi”, thuhet në njoftim.

Para pak muajve, Kori Siparantum fitoi edhe dy medalje të arta në “World Choir Games” në Republikën e Koresë.

Suksesi i tyre nuk është i rastësishëm pasi ata bëjnë një punë të palodhshme me shumë pasion e përkushtim.

Në mbështetje të korit vlen të ceket se ishin përfaqësues edhe nga Ambasada e Kosovës në Suedi. /Telegrafi/

Read Entire Article