Kosova bojkoton takimin BE-Ballkani në Tiranë! Asnjë përfaqësues në organizimin me fokus Procesin e Berlinit

1 year ago 25
Reklamë

Qeveria e Kosovës mesa duket nuk do të ketë përfaqësues në takimin joformal mes përfaqsuesve të BE-së dhe liderëve të Ballkanit në Tiranë.

Në përgjigje të interesimit të Top Channel, Këshilltari për Media në zyrën e zv.kryeministrit të Kosovës, Klisman Kadiu ka deklaruar se lajmi që qarkullon në medie për pjesëmarrjen e Besnik Bislimit në takim nuk është i vërtetë.

Pjesëmarrja e Bislimit në takimin joformal nuk ka qenë e planifikuar e aq më pak e konfirmuar, tha Kadiu.

Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.

Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”– u shpreh Kadiu.

Në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article