Kosova drejt shtensionimit; brenda dy javëve finalizohet zbatimi i disa pikave që rikthejnë normalitetin në veri

1 year ago 67
Reklamë

Qeveria e Kosovës ka njoftur se ka rënë dakord për zbatimin e disa pikave në përpjekje për të ulur tensionet në katër komunat veriore të vendit.

Pikat përfshjnë tërheqjen e forcave të policisë nga veriu, zgjedhje të reja për kater komunat me shumicë serbe në vjeshtë dhe rikthim në dialog të kryenegociatorëve.

Të gjitha hapat, sipas kryeministrit Besnik Bislimi, do të finalizohen brenda një periudhe dyjavore.

BESNIK BISLIMI

ZV/KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Vullneti i jonë dhe konstruktiviteti si palë në këtë proces, asnjëherë nuk ka munguar. E këtë po e dëshmojmë në vazhdimësi. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo kontribuar në eskalimin e situatës në veri, por vetëm në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Në këtë frymë i marrim të gjitha vendimet e hapat tonë.”

Në reagimin e tij Bislimi ka kërkuar gjithashtu që Serbia t’i jap fund veprimeve që përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

“Serbia duhet të ndalojë veprimet e saj nxitëse të dhunës, që çoi në sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, në konfiskimin e një arsenali të madh municionesh në afërsi të komunës së Zveçanit, e kidnapimin e tre zyrtarëve tanë policorë thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës.”

Ky vendim i Kosovës vjen pas bisedimeve që kryenegociatori Bislimi pati me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Read Entire Article