“Kosova është Serbi”, ish-prokurori Hajdari publikon foton nga stadiumi grek: Ky është provokim i rëndë për shqiptarët

11 months ago 15
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Juristi Shkëlqim Hajdari ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga një stadium në Greqi ku në një banderolë është shkruar: Kosova është Serbi. Ish-prokurori Hajdari shprehet se ky është një provokim i rëndë që i bëhet shqiptarëve dhe se duhet të ketë patjetër një reagim.

“Kjo ështe këmbanë alarmi per institucionet e  Shqipërinë,për Kosovën, per të gjithë lidershipin politik shqiptar në rajon, për të gjithë shqiptaret qe jetojne brenda trojeve tyre etnike dhe kudo në botë,  per BE, për USA!”, shprehet Hajdari ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Provokime të rënda ndaj të gjithë shqiptarëve! Segmente të shoqrisë Serbi@ Greqi, bashkë kundër shqiptarëve!

Sonte në ndeshjen Olimpiakos- Aris, tifozet e Pireut kanë dalë me parrulla” Kosova është Serbi”, njelloj siç ndodh rëndom në stadiumet serbe të futbollit.

Si mundet të lejohet e të pranohet në heshtje kjo situatë në marrëdhënje me këto dy shtete, e sidomos me Greqine?

Kjo ështe këmbanë alarmi per institucionet e  Shqipërinë,për Kosovën, per të gjithë lidershipin politik shqiptar në rajon, për të gjithë shqiptaret qe jetojne brenda trojeve tyre etnike dhe kudo në botë,  per BE, për USA!

Reagimi duhet të jetë i menjehershëm, i organizuar, i koordinuar, gjithperfshirës në bllok i të gjithë popullit shqiptar dhe i udheheqesisë së tij politike, në Shqiperi, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni të Veriut dhe në të gjitha vendet demokratike ku ka diasporë shqiptarësh.

Ky koordinim mbareshqiptar duhet te konsultohet dhe te perfshihet aleati strategjik i ekzistencës së Kombit Shqiptar ShBA, Britania e Madhe dhe BE

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article