Kosova ishte në dijeni që në Prill për bazat serbe

11 months ago 37
Reklamë
15:44 02/10/2023

Agjencia e Inteligjencës njoftoi Parlamentin

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka siguruar informacione dhe fakte se në afërsi të kufirit me Kosovën në zonën e Izvorit në Serbi po ndërtohet një bazë ushtarake.

Këtë informatë ua ka ndarë në takimin që kreu i AKI-së Petrit Ajeti ka zhvilluar me Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen.

Kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliu ka thënë se është vërejtur rritja e pranisë të ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën.

E në muajin Prill pikërisht ky komision kishte paralajmëruar se qytetarë serbë po stërviten në Rashkë të Serbisë për të ndërmarrë aksione në Kosovë. E kjo sipas Musliut rezultoi të jetë e vërtëtë e që dëshmon profesionalizmin e AKI-së.

Situatën në veri e konsideron ende të tensionuar duke thënë se duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm.

Kryeministri Albin Kurti, në platformën X, ka shkruar se policia e ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Kurti ka shkruar se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi.

“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article