Kosova Journal of Surgery (KJS) zyrtarisht pajiset me numër ISSN

11 months ago 61
Reklamë

Revista shkencore ‘Kosova Journal of Surgery’ (KJS), që botohet nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, tashmë është pajisur me Numrin Serial Standard Ndërkombëtar (ISSN), për të dyja formatet e publikimit: print dhe elektronik

Kjo është revista e vetme shkencore nё fushёn e mjekёsisё në Kosovë që është pajisur zyrtarisht me numër ISSN.

Kjo arritje e madhe u mundësua nga përpjekjet e jashtëzakonshme dhe kontributit të ekipit redaktues të revistës Kosova Journal of Surgery, e cila udhëhiqet nga Kryeredaktori, Prof. Dr. Rifat Latifi.

Për këtë arritje, Prof. Dr. Rifat Latifi theksoi se “shteti i Kosovës, për më tepër të gjithë profesionistët e fushës së mjekësisë tashmë kanë një revistë shkencore, ku punimet e tyre mund t’i publikojnë në Kosova Journal of Surgery dhe njihen ndërkombëtarisht”.

Duhet veçuar se regjistrimi zyrtar në ISSN ishte me shumë rëndësi për kredibilitetin dhe qasshmërinë në revistën shkencore të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, kёsisoj, numri ISSN do të identifikojë revistën Kosova Journal of Surgery dhe do të shfaqet në çdo material të publikuar në kuadër të saj.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës njofton të gjithë profesionistët shëndetësor, dhe jo vetëm, se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të ‘Kosova Journal of Surgery’ dhe bashkë me të edhe i publikimeve shkencore kirurgjike të ekspertëve tanë, drejt vendit të merituar në nivel global.

Numri ISSN është Kodi 8 shifror që përdoret për publikimet serike dhe botime të tjera të vazhdueshme. ISSN është një identifikues standard ndërkombëtar për revista, gazeta, etj., qofshin të publikuara si të shtypura, online ose media të tjera. /Telegrafi/

Read Entire Article