Kosova kërkon heqjen e masave/ Kërkesa për BE-në pas largimit të policëve në veri

1 year ago 25
Reklamë

Qeveria e Kosovës kërkon nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pas uljes së mëtejshme të prezencës së policisë në dhe rreth objekteve komunale.

Sipas ekzekutivit, ata mbeten të përkushtuar për deeskalim të situatës në veri dhe këtë e dëshmon edhe implementimi i marrëveshjes së Bratisllavës.

Nga zyra e zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit në dialog, Besnik Bislimi, thonë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe si të tilla duhet hequr.

Në vazhdimësi e kemi theksuar qe masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe që tashmë duhen hequr. Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për deeskalim, të cilën e dëshmoi dhe marrëveshja ne Bratislavë dhe implementimi në hapat e saj nga ana e Kosovës”, thotë Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Mirëpo, partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se Kosova vazhdon të jetë nën masa për shkak të qasjes së gabuar të kryeministrit Albin Kurti.

“Me këtë tërheqje nga veriu, pyetja themelore duhet të jetë se çka përfitoi Kosova, përveç se morëm sanksione për herë të parë në histori të Kosovës. Këto sanksione për fat të keq po e dëmtojnë Kosovën, pasi e arritura më e madhe e Kosovës në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka qenë nënshkrimi i MSA-së si hapi i parë në këtë rrugë drejt BE-së. Tash kjo marrëveshje është suspenduar me sanksione të BE-së bashkë me miliarda euro të tjera fonde që janë për Ballkanin Perëndimor, në të cilat Kosova është përjashtuar. Çfarë përfituam përveç se po na mbesin sanksionet ende me këtë politikë të gabuar të Kurtit në dialog dhe veri”, thotë Tahiri.

Analisti politik, Albinot Maloku shprehet se përkundër hapave për depërshkallëzimin e situatës në veri, nuk ka asnjë lëvizje në lidhje me largimin e masave ndëshkuese.

 “Veç ardhja në situatën kur kemi sanksione nga faktori ndërkombëtar, konkretisht Bashkimi Evropiani është njëri prej treguesve të dështimit të Qeverisë aktuale. Mirëpo, në anën tjetër, pas marrëveshjes së Bratislavës ka pasur hapa të ndërmarrë, që përveç tregues si vullnet i mirë Qeverisë së Kosovës për depërshkallëzimin e situatës në veri, faktori ndërkombëtar gjithmonë na ka kujtuar se i përshëndesin hapat, por nuk janë të kënaqur. Për pasojë jemi në situatën që nuk kemi ende tërheqje të sanksioneve. Konsideroj se me Bashkimin Evropian nuk mund të shkojmë me kapacitetet”

Kohë më parë, në një takim me gazetarë, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se nuk mendon që duhen shpallur zgjedhjet e reja në veri pa u hequr masat ndëshkuese. Këtë e ka përsëritur më pas edhe kryeministri Albin Kurti. Këto deklarata janë intepretuar si kushtëzim ndaj BE-së. Më 28 qershor hyjnë në fuqi masat, që përfshinin edeh anullimin e vizitave dypalëshe, përvec ndërprejes së investimeve.

Top Channel

Read Entire Article