Kosova kremton Ditën e Flamurit, homazhe edhe në kompleksin e Adem Jasharit

10 months ago 30
15:41 28/11/2023

Me flamuj kuq e zi është mbushur kryeqyteti i Kosovës ku me aktivitete të shumta është shënuar 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ka thënë se përvjetori i 111-të i gjen shqiptarët më mirë se kurrë. Tha se Kosova është prioritet strategjik për Shqipërinë.

Shqipëria ka njohur progres serioz, që po lë gjurmë të duhur në shoqërinë tonë, jemi anëtarë i NATO-s, vend kandidat për BE, anëtare e përkohshme në KS të OKB-së, ku fuqishëm ka ngritur zërin në dobi të paqes në rajon e veçmas për Kosovën”.

Ndërsa në shesh janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore për kulmuar me një koncert në të cilin u shpalos edhe flamuri kuq e zi. Aktivitetet përfundojnë me koncertin e filarmonisë së Kosovës me klasikët shqiptarë.

Tashmë është bërë tradicionale që më 28 Nëntor krerët e institucioneve dhe partive politike të bëjnë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari.

Aktivitete të ndryshme kulturore janë shënuar edhe në qytete të tjera të Kosovës si në Prizren, Pejë, Vushtrri, Lipjan, Gjilan etj.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article